Shko tek përmbajtja kryesore

Këshilla Sigurie

Në përgjithësi me shërbime që trgojnë vendndodhjen, duhet gjithmonë të veprohet me kujdes kur komunikon me persona online.

  • Ti nuk duhet t'i tregosh fjalëkalimin askujt- as edhe një mikut tënd. Nëse e humb fjalëkalimin ose ia tregon dikujt, të dhënat e tua personale mund të jenë në rrezik. Nëse dikush hyn pa leje në profilin tënd (haker), të lutemi raportoja ekipit tonë nëpërmjet faqes për përshtypje.
  • Mos jep asnjëherë të dhënat e tua personale apo financiare. Këtu përfshihet adresa email, mënyra komunikimi me mesazhe, URL, të dhënat e kartës së kreditit apo emrin tënd të plotë.
  • Bëj kujdes kur dikush prezantohet si përfaqësues i kompanisë tonë ose tjetër kompanie dhe kërkon të paguash për një çmim apo shërbim që nuk ofrohet direkt nga Fiesta website. Gjithashtu, trego shumë kujdes me persona që thonë se janë në vështirësi të mëdha ose kërkojnë para me premtimin se do t'i kthejnë; ata zakonisht përdorin fotografi të rreme dhe zhduken pasi të kenë marrë paratë.
  • Mos përdor emër përdoruesi provokues apo të dyshimtë- kjo gjë mund të tërheqi personat e gabuar. Ne rekomandojmë përdorimin e emrit tënd pa mbiemër.
  • Nëse has sjellje të papërshtatshme, kliko lidhjen e raportimit për abuzim që lajmëron menjëherë ekipin tonë. Gjithashtu është edhe funksioni i bllokimit të anëtarit për rastet kur nuk ndjehesh mirë ndaj një anëtari apo komunikimi. Mos tolero abuzim apo shqetësim- blloko anëtarin në fjalë ose raportoje tek ekipi jonë. Ne dëshirojmë t'i shqyrtojmë këto probleme menjëherë dhe kemi krijuar një sistem menaxhues për monitorimin e kontrollin cilësor të këtij aspekti.

Ti mund të gjesh më shumë këshilla sigurie tek Get Safe Online.

Internet Watch Foundation

Ne jemi anëtarë aktivë të Internet Watch Foundation dhe i mbështesim plotësisht në punën e tyre.

Këshilla për takime offline

  • Kur nis bisedën me një të panjohur, kërkoi fotografi të vetat, mundësisht të jenë bërë brenda 4 javëve të fundit
  • Kurrë mos u ndje i/e presionuar për t'u takuar; kjo gjë duhet bërë vetëm kur ndjehesh gati për takim.
  • Gjithmonë mundohu të flasësh me personin në telefon para se ta takosh.
  • Tregohu të tjerëve ku do të shkosh dhe cakto një telefonatë apo sms kontrollues
  • Udhëto vetë për në vendin e takimit si dhe në kthim- mos prano takime në shtëpinë tënde apo të personit që po takon. Më e mira është të mos e japësh adresën tënde deri pasi ta kesh njohur mirë personin.
  • Mirë është të kesh përgatitur një justifikim për të ikur nëse e shikon që takimi nuk po shkon mirë, në këtë mënyrë do dalësh pa shumë siklet.
  • Kur takohesh me dikë për herë të parë, duhet të zgjedhësh orë dite, një ambient publik dhe nuk duhet të kesh pirë! Sigurohu të mos pish shumë pas njohjes dhe të kesh mëndjen tek gota dhe gjërat e tua gjatë gjithë kohës.