Me çfarë mund të të ndihmojmë?

Përshëndetje! Mirësevini në Seksionin e Ndihmës.
Shkruaj një temë ose emrin e karakteristikës për të cilën dëshiron të pyesësh.

Pagesë përmes Google

  1. Android: Si mund të heq/ndryshoj një metodë pagese në Google Play?

    Nëse dëshironi të hiqni një metodë pagese apo dëshironi të ndryshoni të dhënat e pagesës që përdorni për blerjet përmes Google Play, ju lutemi ndiqni këta hapa: 

    1. Hapni aplikacionin Google Play.
    2. Prekni ikonën e profilit në cepin e sipërm djathtas.
    3. Prekni Pagesat dhe abonimet, më pas Metodat e pagesës dhe më pas Më shumë.
    4. Prekni butonin me menunë me 3 vija për të hapur menunë anësore dhe më pas prekni Preferencat e pagesës.
    5. Nëse ju kërkohet, hyni në llogarinë tuaj Google Pay.
    6. Nën metodën e pagesës që doni të hiqni, thjesht prekni Hiq ose Ndrysho.

    Nëse keni nevojë për ndihmë të mëtejshme, ky artikull nga Google Play Help Centre mund t'ju ndihmojë: https://support.google.com/goo...

    Nëse keni pyetje të tjera, mos hezitoni të kontaktoni Ekipin tonë të Ndihmës


    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  2. Android: Si mund të shtoj një metodë pagese në Google Play?

    Në përputhje me Politikën e re të Pagesave të Google, përdoruesit Android tani munden të blejnë shërbime vetëm përmes Google Play duke përdorur metodat e pagesës të lidhura me llogarinë Google.

    Ju mund të blini shërbimet tona me Google Play duke përdorur metodat e pagesës nga llogaria juaj Google. Nëse është hera e parë që kryeni një blerje, metoda juaj e pagesës do të ruhet në llogarinë tuaj Google.

    Ndiqni këta hapa për të shtuar një metodë të re pagese në llogarinë tuaj Google Play:

    1. Hapni aplikacionin Google Play
    2. Prekni ikonën e profilit në cepin e sipërm djathtas.
    3. Prekni Pagesat dhe Abonimet, më pas Metodat e Pagesës dhe më pas Shto Metodë Pagese
    4. Zgjidhni metodën e pagesës që doni të shtoni
    5. Ndiqni udhëzimet në ekran

    Ju lutemi mbani mend se opsionet ndryshojnë në varësi të vendit, operatorit telefonik dhe faktorë të tjerë. Sidoqoftë, ju do të keni mundësi të shtoni një kartë krediti ose debiti, llogari PayPal, të përdorni tarifim telefonik (SMS) ose të përdorni Google Play Credit.

    Për më shumë informacion rreth opsioneve të disponueshme të pagesës, ju lutemi vizitoni Google Play Help.

    Nëse keni pyetje të tjera, mos hezitoni të kontaktoni Ekipin e Ndihmës_. 

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  3. Android: Përse nuk blej dot më abonim ditor?

    Në përputhje me Politikën e re të Pagesave të Google, përdoruesit Android tani munden të blejnë shërbime vetëm përmes Google Play duke përdorur metodat e pagesës të lidhura me llogarinë Google. Për këtë arsye, abonimet ditore nuk janë më të mundshme.

    Kërkojmë ndjesë për çdo pakënaqësi që mund të shkaktojë për ju! Sidoqoftë ne kemi opsione të tjera për të shijuar përfitimet e shërbimeve tona Premium, sepse ofrojmë Fiesta Premium dhe Fiesta Premium Plus për 7, 30, 90 ose 180 ditë. 

    Mund të gjeni të gjitha shërbimet dhe opsionet e paketave nga ekrani i pagesave në aplikacion.

    Nëse keni pyetje të tjera, mos hezitoni të kontaktoni Ekipin e Ndihmës

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  4. Android: Përse metoda ime e zakonshme e pagesës nuk është më e disponueshme?

    Si pjesë e Politikës së re të Pagesave të Google, ne i kemi hequr të gjitha metodat e pagesës përveç Google Play në Android. Ju do të jeni ende në gjendje të blini shërbimet tona, por tani duhet ta bëni përmes Google Play.

    Nëse keni aktivizuar Rimbushjen Automatike ose nëse keni një abonim ekzistues Fiesta që është blerë para këtij ndryshimi, do të jeni ende në gjendje ta rinovoni duke paguar me metodën e mëparshme të pagesës.

    Procesi i anullimit gjithashtu mbetet i njëjtë. Sidoqoftë vini re se nëse anulloni një abonim të vjetër, riabonimin do të duhet të kryhet përmes Google Play.

    Metodat e tjera të pagesës dhe paketat do të jenë ende të disponueshme në Fiesta.com.

    Nëse keni pyetje të tjera, mos hezitoni të kontaktoni Ekipin e Ndihmës

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  5. Android: Përse mund të kryej blerje vetëm përmes Google Play?

    Në përputhje me Politikën e re të Pagesave të Google, përdoruesit Android tani munden të blejnë shërbime vetëm përmes Google Play duke përdorur metodat e pagesës të lidhura me llogarinë Google.

    Për këtë arsye, blerjet në aplikacion duhet të kryhen përmes Google Play, duke përfshirë pagesat për Fiesta. Nëse metoda juaj e preferuar e pagesës është me kartë krediti ose PayPal, ju duhet t'i lidhni me llogarinë Google fillimisht.

    Mbani mend se kjo vlen vetëm për blerjet e reja. Nëse një abonim ekzistues Fiesta që është blerë para këtij ndryshimi, do të jeni ende në gjendje ta rinovoni duke paguar me metodën e mëparshme të pagesës. Sidoqoftë, nëse rinovimi anullohet, ky rregull i ri do të zbatohet për të gjitha blerjet e ardhshme. 

    Nëse keni nevojë për informacione të mëtejshme lidhur me shtimin, heqjen apo ndryshimin e metodave të pagesave, ky artikull nga Google mund t'ju ndihmojë:https://support.google.com/goo...

    Nëse doni të paguani me kartë krediti ose PayPal pa i lidhur me llogarinë tuaj Google, mund ta bëni ende përmes Fiesta.com.

    Nëse keni pyetje të tjera, mos hezitoni të kontaktoni Ekipin e Ndihmës

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo