Fiesta Premium
Fiesta Premium të ndihmon të vihesh re dhe të njihesh me persona të rinj më shpejt. Këto karakteristika shtesë rrisin opsionet e tua për biseda, për të gjetur persona të rinj, të ndash fotografi e video dhe të argëtohesh.
-
Fiesta Premium përfshin një sërë karakteristikash shtesë që nuk janë për të gjithë përdoruesit, për të të dhënë avantazh:
U ke pëlqyer: shiko kush ka votuar 'Po' për ty në Takime
Funksion i Padukshëm: kërko në Fiesta pa u parë nga askush.
Anullo votën e fundit: mundësia për të anulluar votën e fundit 'Jo' në Takime.
Të kanë shtuar tek të Preferuarit: shiko kujt i pëlqen më shumë
Bisedo me përdorues të shumëkërkuar: kontakto drejt përsëdrejti personat më të kërkuar në Fiesta
Bisedo i pari me persona të panjohur: bisedo me personat sapo hyjnë në Fiesta
Theksimin e mesazheve: bëj që mesazhet e tua të lexohen të parat nga kontaktet e tua
Ngjitëse: fito përdorimin e ngjitëseve më interesante
Përveç karakteristikave të mësipërme, do të kesh mundësinë edhe të përdorësh Fiesta tërësisht pa reklama!Pёrse nuk ishte e dobishme pёrgjigja?
Nuk mё pёlqeu kjo pёrgjigje
Informacioni nuk i pёrgjigjet pyetjes time
Ky informacion ёshtё i pasaktё
Tjetёr -
Fiesta Premium është shërbim me abonim. Ti mund të blesh Fiesta Premium për periudha të ndryshme kohe e nëpërmjet një sërë mënyrash pagese. Abonimi për Fiesta Premium rinovohet automatikisht dhe metodat e pagesës janë të ndryshme në çdo shtet.
Ju mund të menaxhoni abonimin në çdo kohë në faqen tuaj Preferenca pagese.
Pёrse nuk ishte e dobishme pёrgjigja?
Nuk mё pёlqeu kjo pёrgjigje
Informacioni nuk i pёrgjigjet pyetjes time
Ky informacion ёshtё i pasaktё
Tjetёr -
Kliko "Aktivizo" në faqen e Profilit dhe ndiq udhëzimet. Ti mund të paguash me kartë krediti ose Paypal dhe do të marrësh një konfirmim me email pasi të kesh paguar. Të rikujtojmë se abonimi rinovohet automatikisht.
Për të paguar me kartë krediti, zgjidh abonimin e dëshiruar dhe ndiq udhëzimet. Kliko "Aktivizo" dhe prit mesazhin konfirmues për pagesën. Ti do të marrësh dhe një konfirmim me email pasi të kesh paguar.
Për të paguar me Paypal, zgjidh abonimin e dëshiruar dhe kliko "Aktivizo". Në vazhdim do të kalosh në faqen e hyrjes në PayPal si dhe në procesin e tyre të përfundimit të pagesës.Pёrse nuk ishte e dobishme pёrgjigja?
Nuk mё pёlqeu kjo pёrgjigje
Informacioni nuk i pёrgjigjet pyetjes time
Ky informacion ёshtё i pasaktё
Tjetёr -
Shkoni në faqen e profilit dhe zgjidhni Fiesta Premium, në vazhdim ndiqni udhëzimet në ekran.
Pёrse nuk ishte e dobishme pёrgjigja?
Nuk mё pёlqeu kjo pёrgjigje
Informacioni nuk i pёrgjigjet pyetjes time
Ky informacion ёshtё i pasaktё
Tjetёr -
Anullimi i abonimit tuaj Fiesta Premium ose Premium Plus është i thjeshtë; ndiqni hapat e mëposhtëm sipas pajisjes që po përdorni:
Web dhe Mobile Web:
Mund ta anulloni abonimin tuaj Fiesta Premium përmes web duke shkuar tek 'Preferencat e pagesës' tek menuja e Preferencave dhe të klikoni 'Anullo abonimin'.
iOS:
Për të anulluar abonimin tuaj Fiesta Premium të kryer përmes iOS, shkoni tek preferencat e pajisjes tuaj, prekni Apple ID dhe më pas Subscriptions. Më pas mund të ndiqni hapat për të menaxhuar abonimet tuaja dhe të çaktivizoni rinovimin automatik.
Nëse keni blerë Fiesta Premium përmes një Karte Krediti ose PayPal, vizitoni faqen web dhe anulloni abonimin tuaj përmes preferencave të pagesës.
Android:
Për të anulluar një abonim Fiesta Premium të blerë përmes Google Play, hapni aplikacionin Google Play në telefonin tuaj, gjeni aplikacionin Fiesta dhe më pas prekni 'Unsubscribe'.
Nëse jeni abonuar përmes një karte krediti ose PayPal, shkoni tek profili juaj për të hapur Preferencat, prekni mbi Preferencat e Llogarisë, zgjidhni Preferencat e pagesës dhe anulloni abonimin tuaj në seksionin Fiesta Premium.
SMS:
Për të anulluar një abonim me SMS, ndiqni udhëzimet e dhëna në SMS fillestar të konfirmimit të abonimit apo në çdo SMS rinovimi.
Sapo të keni ndjekur këta hapa me sukses, abonimi juaj do të përfundojë në ditën e fundit të periudhës për të cilën keni paguar.
Nëse hasni ndonjë problem, mos hezitoni të kontaktoni Ekipin e Ndihmës, të cilët mund t'ju ndihmojnë me çdo pyetje.
Pёrse nuk ishte e dobishme pёrgjigja?
Nuk mё pёlqeu kjo pёrgjigje
Informacioni nuk i pёrgjigjet pyetjes time
Ky informacion ёshtё i pasaktё
Tjetёr -
Ju lutemi kontaktoni Ekipin e Ndihmës nëse nuk po blini dot Fiesta Premium. Ata do ju ndihmojnë me kënaqësi.
Pёrse nuk ishte e dobishme pёrgjigja?
Nuk mё pёlqeu kjo pёrgjigje
Informacioni nuk i pёrgjigjet pyetjes time
Ky informacion ёshtё i pasaktё
Tjetёr -
Pasi keni votuar Jo për dikë në Takime, thjesht klikoni mbi fotografinë e atij personi në cepin e sipërm djathtas të ekranit (do të ketë një mbi të). Ju lutemi vini re se nuk mund të ndryshoni votën dy herë rresht dhe nuk mund të ndryshoni votat Po.
Pёrse nuk ishte e dobishme pёrgjigja?
Nuk mё pёlqeu kjo pёrgjigje
Informacioni nuk i pёrgjigjet pyetjes time
Ky informacion ёshtё i pasaktё
Tjetёr