Me çfarë mund të të ndihmojmë?

Përshëndetje! Mirësevini në Seksionin e Ndihmës.
Shkruaj një temë ose emrin e karakteristikës për të cilën dëshiron të pyesësh.

Kredite

Fiesta është falas dhe është vendi ideal për biseda, për të gjetur persona të rinj, për të ngarkuar fotografi e video, të luash në Takime e të argëtohesh. Ne ofrojmë edhe karakteristika premium si Ngjitjen e Pjesëmarrjen për të të ndihmuar të tërheqësh vëmendjen. Këto karakteristika ti i blen me Fiesta Kredite.

  1. Çfarë janë kreditet Fiesta?

    Kreditet Fiesta janë ato që të ndihmojnë të tërheqësh vëmendjen e të tjerëve. Me kreditet mund të Ngjitesh në vendin e parë në rezultatet e kërkimeve, të përdorësh shërbimin tonë të Prozhektorit, të shfaqesh më shumë në Takime e shumë të tjera. Ti mundesh gjithashtu të aktivizosh Auto Rimbushjen për t'u siguruar që nuk mbetesh kurrë pa kredite.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  2. Sa kredite mund të blej?

    Ti mund të blesh 100, 550, 1250 ose 2750 kredite në të njëjtën kohë.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  3. Çfarë është Auto Rimbushja?

    Auto Rimbushja e bën blerjen e krediteve shumë të lehtë - rimbush kreditet e tua në Fiesta sa herë shuma e mbetur bie nën 200 kredite. Kështu nuk lodhesh duke rimbushur kreditet dhe e konsumon kohën duke shijuar Fiesta!

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  4. Si mund të anulloj Auto-Rimbushjen për kreditet?

    Nëse dëshiron të anullosh Auto-Rimbushjen për kreditet e tua, shko tek profili yt, hap preferencat , kalo tek seksioni Peferenca Pagese dhe çaktivizo Auto-Rimbushjen.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  5. Çfarë është 'Promovimi'?

    Promovimi  bën që të shfaqesh menjëherë, sepse promovon fotografinë tënde dhe e shohin të gjithë ata që janë afër teje. Kliko mbi 'Merr më shumë vizita' në cepin e poshtëm djathtas të faqes dhe ndiq udhëzimet.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  6. Si mund të shfaqem më shpesh në Takime?
    Sa më shumë shfaqet fotografia juaj në Takime, aq më shumë persona të shikojnë e kërkojnë të njihen me ju. Shkoni në faqen e Popullaritetit, zgjidhni Shfaqje plus , përzgjidhni metodën e pagesës dhe ndiqni udhëzimet.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  7. Si mund të shtoj limitin e kontakteve në ditë?
    Ne e kuptojmë që ndonjëherë mund të dëshironi të kontaktoni mbi 5 përdorues Fiesta në ditë, për këtë ne kemi disa opsione që të lejojnë të zgjerosh limitin e kontakteve ditore.

    Për të shtuar limitin me më shumë kontakte në ditë, përgjithmonë, ti mund të kesh profil me Status të Vërtetuar në Faqen e Profilit tënd. Nëse dëshiron ta rrisësh më tej limitin e të bisedosh me më shumë persona të rinj, ti duhet të blesh kredite Fiesta. Ato të lejojnë të bisedosh me persona të tjerë.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  8. Çfarë është Ngjitja Lart?

    Ngjitja Lart është një mënyrë e përkryer për t'u vënë re dhe përmjet të cilës profili yt vendoset në krye të rezultateve të kërkimit për persona në zonën tënde. Kur ndodhesh në vendin e parë ti do të keni më shumë sukses dhe mesazhe.

    Mund ta aktivizosh duke zgjedhur Ngjitje Lart tek faqja jote e Popullaritetit.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  9. Çfarë është një dhuratë dhe si mund ta dërgoj?
    Ju mund t'i dërgoni një dhuratë dikujt për t'i treguar se ju pëlqen. Për ta bërë këtë, thjesht hapni profilin e personit dhe klikoni mbi 'Merr vëmendjen e tij/saj me një dhuratë!'. Ose mund ta bëni direkt nga Biseda duke klikuar mbi ikonën e dhuratës . Zgjidhni nga dhuratat e disponueshme dhe lumturoni dikë! Ju gjithashtu mund ta bëni dhuratën tuaj private që ta shohë vetëm personi të cilit ja keni dërguar duke klikuar mbi "Private?" është e përzgjedhur.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  10. Çfarë janë ngjitëset?

    Ju mund t'i shtoni ngjitëse argëtuese bisedave tuaja Chat duke klikuar ikonën e smiley-t në fund të kutisë së bisedës. Ju mund të zgjidhni nga një larmishmëri paketash me ngjitëse dhe pasi ta blini një herë do të jetë e disponueshme për ju gjithmonë.

    Pjesa më e madhe e paketave me ngjitëse kushtojnë 250 kredite; gjithsesi, ka disa ngjitëse për të cilat duhet Fiesta Premium.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  11. Çfarë është një Paketë?

    Kur përdor një nga shërbimet tona premium për kredite (Ngjitje lart, Prozhektor ose Shfaqje plus), mund të të ofrohen dy më shumë me çmimin e njërës!

    Vendimi nëse do të bleshi tre shërbime në të njëjtën kohë për një çmim më të lirë varet tërësisht nga ti; mund ta refuzosh ofertën kur të shfaqet në faqen e pagesës nëse nuk të intereson.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  12. Çfarë janë 'Kredite nga miqtë'?

    Karakteristika 'Kredite nga miqtë' të ndihmon të fitosh kredite duke ftuar miqtë të hyjnë në Fiesta. Sapo të kesh ftuar miqtë e tu prek butonin 'Merr kredite' pranë emrit të mikut tënd dhe grumbullo kredite.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  13. Pse nuk kam marrë kredite pasi mora pjesë në ofertën 'Fito kredite'?

    Ndonjëherë, të ofrohet mundësia të marrësh pjesë në pyetsorë dhe shkarkime në shkëmbim të krediteve Fiesta. Nëse nuk i keni marrë kreditet, kontaktoni menjëherë shërbimin e klientit në Fyber direkt.

    Për të kontaktuar shërbimin e klientit Fyber, të lutemi kliko figurën e krediteve në anën e majtë të faqes së Fiesta-s, përzgjidh 'Fito kreditet e tua' dhe zgjidh 'Ndihmë' në cepin poshtë majtas të dritares pop-up.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  14. Si mund të blej kredite Fiesta në website Celular?

    Shko në faqen e profilit dhe përzgjidh kredite, në vazhdim ndiq udhëzimet në ekran. Ti mund të përdorësh kredite Fiesta për të përdorur shërbimin 'Prozhektor', për të shtuar vota në Takime ose për të shtuar kuotën e kontakteve të reja në ditë.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  15. Nuk po mundem të blej kredite Fiesta. Si mund të veproj?

    Të lutemi kontakto Ekipin e Shërbimit të Klientit nëse nuk po arrin të blesh kredite. Ata do të të ndihmojnë me kënaqësi.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo