Me çfarë mund të të ndihmojmë?

Përshëndetje! Mirësevini në Seksionin e Ndihmës.
Shkruaj një temë ose emrin e karakteristikës për të cilën dëshiron të pyesësh.

Mesazhe

Shikoni këtë seksion për të mësuar përreth mesazheve dhe se si mund të bëni përshtypjen e mirë kur bisedoni me përdoruesit e tjerë.

  1. Përse është zhdukur një nga bisedat e mia?

    Nëse nuk mund të shihni një bisedë në veçanti, është sepse personi në fjalë ka fshirë llogarinë ose është bllokuar për thyerjen e rregullave tona.

    Për fat të keq, nuk mundemi t'ju japim informacion të detajuar për përdorues specifikë.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  2. Si mund të shikoj mesazhet e vjetra?

    Ju mund të gjeni bisedat me një përdorues të veçantë duke shkruar emrin në fushën e kërkimit tek Mesazhet. Nëse nuk e mbani mend emrin e saktë të personit, thjesht rrotulloni poshtë tek bisedat e vjetra në anën e majtë të dritares së bisedave. Gjithsesi, kini parasysh se nuk është e mundur të riktheni bisedat e fshira.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  3. Si mund të shtoj dikë tek të Preferuarit?

    Për të shtuar dikë tek të preferuarit tuaj vizitoni profilin e personit, klikoni ikonën në cepin e sipërm djathtas. Nëse nuk ka ikonë ylli, thjesht klikoni mbi ikonën dhe pëzgjidhni 'Shto tek të preferuarit'.

    Nëse e keni nisur bisedën me atë përdorues ju mund të shkoni në seksionin 'Mesazhe' dhe klikoni figurën e yllit pranë emrit të përdoruesit.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  4. Si mund të heq dikë nga të preferuarit?

    Për të hequr dikë nga të preferuarit tuaj vizitoni profilin e personit, klikoni në ikonën në cepin e sipërm djathtas dhe pëzgjidhni 'Hiq nga të preferuarit'.

    Nëse e keni nisur bisedën me atë përdorues ju mund të shkoni në seksionin 'Mesazhe' dhe klikoni figurën e yllit pranë emrit të përdoruesit. Kur ylli kthehet në ngjyrën gri, përdoruesi nuk është më tek të preferuarit.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  5. Nëse fshij mesazhin tim do të fshihet edhe kombinimi?

    Sapo të fshish mesazhet e një bisede me një përdorues, ti fshin edhe kombinimin me përdoruesin. Ti mund ta kontaktosh sërish përdoruesin nëse personi të dërgon mesazh pasi të kesh fshirë bisedën me të.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  6. Pse nuk u përgjigjet askush mesazheve të mia?

    Nëse nuk je i/e sigurt pse të tjerët nuk po përgjigjen, mund të jetë pasojë e përmbajtjes së mesazheve të tua dhe mund të duhet të provosh një mënyrë tjetër.

    Mundohu të jesh më origjinal/e për të tërhequr vëmendjen e përdoruesit tjetër. Për shembull, në vend që të kopjosh të njëjtin mesazh për të gjithë, lexo së pari profilin e personit, shikoni interesat e tij/saj dhe dërgo mesazhin e duhur.

    Gjithashtu, mos harro të shtosh fotografi të tuat me cilësi sa më të mirë.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo