Me çfarë mund të të ndihmojmë?

Përshëndetje! Mirësevini në Seksionin e Ndihmës.
Shkruaj një temë ose emrin e karakteristikës për të cilën dëshiron të pyesësh.

Pyetje të shpeshta

  1. Si funksionon Fiesta?

    Fiesta është dizenjuar për të qenë sa më intuitiv, por mos u shqetëso sepse ne e dimë që mund të duhet pak ndihmë për të kuptuar se si funksionon!

    Kur regjistrohesh, në fillim duhet të vendosësh një fotografi të bukur dhe të shkruash disa fjalë mbi veten për t'i treguar përdoruesve të tjerë se kush je.

    Pasi të kesh krijuar profilin tënd, kontrollo Takimet , që është thelbi i Fiesta-s. Thjesht voto Po dhe Jo për pjesëtarët e tjerë dhe nëse ekziston pëlqim i dyanshëm do krijohet një kombinim dhe mund të nisni bisedën ! Sigurohu që ke caktuar saktë seksionin 'Jam këtu për'.

    Persona afër Teje është seksioni ku mund të kërkosh përdoruesit në qytetin ose zonën tënde.

    Fiesta përdoret falas por nëse dëshiron të dallohesh nga shumica eja dhe shiko shërbimet si kreditet dhe Fiesta Premium.

    Kalofsh bukur në Fiesta!

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  2. Si mund të ndryshoj vendodhjen?

    profilin tuaj klikoni pranë vendndodhjes aktuale dhe vendosni vendndodhjen e re ose përzgjidhni nga menuja.

    Nëse nuk e shihni kur përpiqeni të ndryshoni vendndodhjen mund të jetë për shkak të një prej këtyre arsyeve:

    • Ju po përdorni aplikacionin mobile dhe website në të njëjtën kohë dhe si rrjedhojë vendndodhja juaj do të zbulohet automatikisht nga GPS i aparatit tuaj celular dhe nuk mund të ndryshohet.
    • Ju nuk po përdorni aplikacionin dhe shërbimi i vendndodhjes së shfletuesit tuaj nuk po na jep koordinatat e sakta. Thjesht çaktivizoni vendndodhjen në shfletuesin tuaj dhe do të jeni në gjendje të vendosni vendndodhjen manualisht në profilin tuaj.

    Kontaktoni Ekipin e Shërbimit të Klientit nëse po hasni probleme në përdorimin e aplikacionin celular.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  3. Si mund të ndryshoj fjalëkalimin tim?
    Ju lutemi hapni profilin tuaj dhe kaloni tek preferencat në cepin e sipërm djathtas dhe klikoni figurën e lapsit pranë seksionit 'Llogaria'. Vendosni fjalëkalimin e ri, klikoni 'Ruaj' dhe do të kërkohet të vendosni fjalëkalimin dhe të klikoni 'Ruaj' për ta konfirmuar ndryshimin.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  4. Kam harruar fjalëkalimin. Çfarë mund të bëj?
    Kliko në lidhjen Rikujtim fjalëkalimi? në faqen Hyrje dhe ndiq udhëzimet për ta rivendosur.
    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  5. Si mund të riaktivizoj profilin tim të fshirë?

    Si fillim, sa mirë që vendose të kthehesh!

    Nëse e ke fshirë profilin më pak se 30 ditë më parë, do të kesh marrë një email konfirmimi nga ne që ka edhe një lidhje riaktivizimi. Kliko atë lidhje e do të futesh menjëherë.

    Nëse ka kaluar më shumë kohë, do të duhet të krijosh një profil të ri, një arsye e mirë për të provuar një tjetër qasje, si mendon?

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  6. Udhëzime për zgjidhjen e problemeve

    Nëse po hasni probleme në Fiesta, ato janë shpesh një rezultat i një defekti provizor në site.

    Ju lutemi të ndiqni hapat më poshtë për të zgjidhur problemin:

    1. Kontrolloni nëse po përdorni versionin e fundit të browser dhe përditësojeni nëse është e nevojshme

    2. Pastroni cookie dhe cache në browser

    3. Mbyllni dhe hapni sërish browser

    4. Dilni dhe hyni sërish në llogarinë tuaj

    Nëse sa më sipër nuk ju kanë ndihmuar në zgjdhjen e problemit, ju lutemi të:

    • Kontrolloni të njëjtën faqe në një tjetër browser me qëllim që të kontrolloni nëse problemi ka lidhje me browser dhe na informoni nëse problemi shfaqet në të dy browser.
    • Ҫaktivizoni plug-ins, add-ons ose shtesa provizore në browser dhe në vazhdim mbyllni e hapni sërish browser.
    • Shtoni https://heyfiesta.com/ në programin antivirus ose në listën e website të sigurta në browser dhe sigurohuni që antivirus nuk ka identifikuar probleme me sistemin e operimit.

    Nëse nuk jeni të sigurtë për mënyrën se si kryhen sa më sipër, ju lutemi të kontrolloni seksionin e Ndihmës në browser.

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo
  7. Si mund të kontaktoj shërbimin e klientit?

    Nëse ke një pyetje dhe nuk po gjen dot përgjigjen, mund të na kontaktosh në rrjetet tona sociale në Facebook ose Twitter ose duke përdorur  Formularin e përshtypjeve!

    A tё ndihmoi kjo pёrgjigje? Po - Jo